1 maj 2015 – Një aksident rrugor është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Durrës-Plepa.
Një makinë, drejtuesi i së cilës ka humbur kontrollin është përplasur më një nga palmat qe ndodhet në hapësirën që ndan dy korsitë e rrugës.
Sipas “Shqiptares.com”, drejtuesi i automjetit ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital, ndërsa palma është shkulur nga vendi.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.