Durrës, 19 korrik 2014 – Disa makina janë dëmtuar sot në një nga tragetet e linjës Bari- Durrës.

Për shkak të vjetërsisë dhe amortizimit, ashensori i tregetit ka rënë duke dëmtuar disa prej makinave që gjendeshin nën të.

Në foto duken mjaft qartë dëmet e konsiderueshme që kanë pësuar makinat që kanë pasur fatin e keq të goditen nga ashensori i tragetit.

Pronarët e tyre, emigrante shqiptare, janë indinjuar për dëmin e shkaktuar dhe kërkojnë nga kompania lundruese që t’u paguajë dëmshpërblimin.

Incidenti ne portin e Barit ndodh vetem nje dite pas vizites qe ministri Haxhinasto zhvilloi ne portin e Durresit, gjate se ciles vizitoi nje nga tragetet e rinj, qe operojne ne linjen Durres-Bari dhe anasjelltas. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/