DURRËS, 8 gusht 2014 – I ka bërë nder duke e marrë pasagjere në makinë dhe ajo i vjedh Black Berry-in; një tjetri i “xhapin” Samsung-un me dy karta; zihen dy femra dhe thyhet një Vodafon.
Drejtoria e Policisë së Shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 7 gusht 2014 filloi procedimi penal në mungesë ndaj S. Y., 30 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi A. D., 43 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, i cili pretendon se më datë 31.07.2014, duke udhëtuar me Land Rover-in e tij në segmentin Shënavlash-Durrës, ka marrë si udhëtare durrsaken, e cila i ka vjedhur nje celular Black Berry që e kishte në kroskotin e makinës
Po më 7 gusht 2014 2014 filloi procedimi penal në mungesë ndaj shtetasit Denis Monia, 20 vjeç, banues në Durrës, sepse me datë 05.08.2014 dyshohet se i ka vjedhur një telefon Samsung me dy karta V. B., 50 vjeç, banues në Durrës; telefoni i vjedhur i është gjetur dhe sekuestruar një tregtari ambulant te sheshi “Pranvera”, të cilit ia kishte shitur i dyshuari Denis Monia.
Në të njëjtën ditë filloi procedimi i tretë penal, në gjendje të lirë, në ngarkim të shtetases T. H., 37 vjeçe, banuese në Durrës, sepse rreth orës 09.00, në Shkallnur, për motive të dobëta i ka thyer telefonin e markës Vodafon shtetases A. T., 55 vjeçe
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





