DURRËS, 28 shkurt 2015 – Drejtoria rajonale e Kulturës Kombëtare (DRKK) e Durrësit njofton se grupi i punës për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës po zhvillon turin nëpër komuna dhe bashki të qarkut të Durrësit. Synohet përzgjedhja e artistëve dhe krijimeve që do të marrin pjesë në koncertin përmbyllës të fazës së dytë përgatitore. Në koncertin e artistëve dhe kultivuesve të folklorit të Bashkisë Manëz u demonstrua puna serioze që kanë bërë gjatë dy fazave të para të përgatitjes për prezantimin në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





