DURRËS, 30 dhjetor 2014 – Marinsat amerikanë dhurojnë lodra për fëmijët me rastin e Krishtlindjeve sipas një tradite të lindur në SHBA në vitin 1947. Këtë vit, marinsat u prekën shumë nga aktiviteti në Durrës, rrëfejnë punonjësit e kësaj njësie, njofton portali balkanweb.com. Rreshterja Jocelyn Aguilar, e cila mori pjesë në aktivitet, tha:
“Buzëqeshjet në fytyrat e atyre fëmijëve, duke ditur se pjesa më e madhe e tyre vijnë nga familje në nevojë, por që patën mundësinë për ta gëzuar festën e Krishtlindjeve – bëri një ndryshim shumë të madh.”
Marinsat që garantojnë sigurinë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, së bashku me një Babagjysh të Vitit të Ri, sollën gëzimin e festave për 45 fëmijë në nevojë për Shtëpinë e Foshnjës në Durrës.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





