Me një dyqan të ri, të pozicionuar në katin e dytë të qendrës tregtare “Blue Star”, marka e njohur sllovene Vitapur, sjell për klientët e saj besnikë një gamë shumë më të gjerë produktesh mjaft cilësore për arredimin e shtëpisë, hotelit apo apartamentit tuaj AirBNB.


Cilësia e garantuar, dizajni unik dhe mjaft elegant, jetëgjatësia e produkteve dhe çmimet mjaft konkuruese janë armët më të forta të Vitapur, përgjatë këtyre viteve që është prezente në tregun shqiptar.

“Brandi slloven Vitapur me mbi 70 dyqane në të gjithë Europën, tashmë vjen në Durrës me një ambient më të madh dhe shumë më tepër produkte, Vitapur vjen më pranë klientëve për të plotësuar çdo nevojë për shtëpinë, hotelin apo apartamentet me qira. Në rrjetin e dyqaneve tona do të gjeni dyshekë sllovenë me cilësi superiore dhe çmime të përballueshme, enë kuzhine italiane pa përbërës të dëmshëm për shëndetin dhe shumë produkte të tjera për komoditetin e përditshëm”,– thotë për “DurrësLajm”, Elda Mustaka, drejtoresha komerciale e kompanisë.

E gjithë linja e enëve të gatimit ka një shtresë të pathyeshme dhe është mjaft rezistente ndaj gërvishtjeve duke garantuar kështu produkte mjaft cilësore për kuzhinën tuaj.

Mes gamës së gjerë të dyshekëve, seteve të porcelanit, jorganëve, çarçafëve, seteve të kristalit dhe gjithçkaje tjetër që duhet për arredimin e shtëpisë suaj me stil dhe elegrancë klientët mbesin mjaft të kënaqur nga cilësia e produkteve dhe çmimi i tyre.

Përveç çmimeve mjaft konkuruese, Vitapur vjen me oferta të fundsezonit në të dy dyqanet fizikë të saj në Blue Star dhe Casa Italia, por edhe për shitjet online në të gjithë Shqipërinë.

“Vitapur është një dyqan që ka gjithnjë oferta. Aktualisht jemi me ofertat e produkteve të fundsezonit, tek jorganët, batanijet, çarçafët zarf por edhe shumë produkte të tjera, që gjenden në dyqan, ku nëpërmjet asistencës së stafit tonë të shitjes klientët mund të përfitojnë ofertat më të leverdishme për ta. Ofertat vazhdojnë deri në fund të muajit prill.”,- thotë Mustaka.
M.B.