DURRËS, 15 shkurt 2015 –  Mësohet se në Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional Publik (DRFPP) Durrës, përveç trajnimeve për punëkërkues të papunë, ka nisur bashkëpunimi dhe me Qendrën e Zhvillimit Rezidencial për trajnimin e personave me aftësi të kufizuar.

Trajnimi për të marrë profesion filloi me një vajzë të regjistruar në kursin e rrobaqepësisë (në foto). DRFPP-ja thotë do të vazhdohet me të tjerë në kurse të ndryshme, në mënyrë që dhe kjo kategori të ndjehet e barabartë në shoqëri.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/