14 institucione dhe shoqata të ndryshme kanë organizuar një marshim sensibilizues në qytetin e Durrësit, në kuadër të ditës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për Autizmin.
Dhjetëra aktivistë, prindër, nxënës si dhe përfaqësues të institucioneve arsimore dhe shëndetësore kanë ecur në këmbë nga ish-lulishtja 1 Maji drejt pallatit të kulturës.
Me pankarta në duar, pjesëmarrësit synojnë ndërgjegjësimin e komunitetit për të pranuar dhe për t’u kujdesur për fëmijët me aftësi të kufizuar.
Eriona Kola, drejtore e qendrës të zhvillimit mendor shprehet se ne qytetin e Durrësit ka disa qendra që vijnë në ndihmë të këtyre fëmijëve, ndonëse jo të dedikuara plotësisht për fëmijët me autizëm.
Aktivitetin që përfundoi në sheshin para pallatit të kulturës e kanë përshëndetur edhe deputetja Klodjana Spahiu, si dhe prindër e fëmijë që vuajnë nga Autizmi.
K.H.





