DURRËS, 3 tetor 2014 –  Vjedhjet në erën e teknologjisë së komunikimit që bëjnë kërdinë në botë, tani vijnë edhe në Durrës, teksa një tregtari i marrin para për mall që nuk mbërrin.

Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 2 tetor 2014 ka bërë kallëzim në polici E. M., 34 vjeç, banues në Durrës, pronar i një subjekti tregtar për një mënyrë të re mashtrimi në erën e teknologjisë.

Biznesmeni ka deklaruar se më 20 gusht 2014 ka bërë një pagesë prej 7 735 dollarë për llogari të një personi, që i është prezantuar si drejtor kompanie.

Kjo shumë e konsiderueshme parash do të paguhej për një sasi malli që duhet t’i mbërrinte më 1 tetor 2014, por që nuk ka ardhur.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/