DURRËS, 17 shkurt 2014 –  Shet njëkohësisht dy herë të njëjtin apartament për 27 mijë euro. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun Durrës-Krujë njofton se më 14 shkurt 2014 filloi procedimi penal në mungesë për shtetasin Ardian M., 42 vjeç, banues në Durrës. Dyshohet se në vitin 2012 i ka shitur kundrejt shumës 27 000 euro një apartament  në lagjen Nr. 6 Durrës S. V., 62 vjeçe, dhe më pas, të njëjtin apartament ia ka shitur një tjetër personi.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/