DURRËS, 28 janar 2015 – Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se të martën, më 27 janar 2015, rreth orës 23.00 në lagjen nr. 13 Durrës (Plazh) te lokali “Troy” në pronësi të shtetasit K. K., 38 vjeç, një person i maskuar me kokore është futur në lokal. Kokorsi i ka marrë me dhunë 40 mijë lekë kamerierit E. M., 27 vjeç, banues në Xhafzotaj. Maska u largua bashkë me një person tjetër me kokore me një motor “Jamaha T-MAX” pa targa, që priste jashtë. Nuk ka pasur persona të lënduar. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





