Nxënësit e rreth 28 shkollave të ciklit fillor dhe 9-vjeçar të Durrësit morën pjesë një ditë më parë në edicionin e X-të të Festivalit të Ansambleve Popullore.
Mes morisë së këngëve, valleve, lojërave, por edhe kostumeve popullore, rreth 250 fëmijë shpalosën folklorin mjaft të pasur të vendit tonë, event ky i mbajtur pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës.
“Sot ishte faza e dytë për katëgorinë e parë, ndërsa në ditët pasardhëse do të jenë kategoria e dytë dhe e tretë. Ky është një event, një angazhim i fëmijëve, prindërve, shkollave dhe zyrës Vendore Durrës për të mbajtur gjallë vlerat, kulturën dhe traditat e këtij qyteti. Jam shumë e gëzuar për këtë pjesëmarrje e përkushtim”, shprehet Alda Zyferi, drejtoresha e QKF-së Durrës.
Në përfundim të fazës së dytë, juria e festivalit vlerësoi me çmime të para, të dyta, të treta dhe inkurajuese nxënësit dhe shkollat me performancën më të mirë në interpretimin e këngëve, valleve dhe lojërave popullore.
LISTA E ÇMIMEVE:


