Në Durrës, në KZAZ-në 23 dhe 24 janë duke u dorëzuar kutitë e votimit të ditës së sotme.

Ndërkohë, sikuse duket edhe në videon e mëposhtme interesi për dorëzimin e kutive zgjedhore është i lartë.

Kutitë e para kanë nisur të mbërrijnë nga të gjithë qendrat e votimit dhe po dorëzohen pranë KZAZ-së përkatëse, në të cilën pasi të merren në dorëzim, pritet të nisë procesi i numërimit.