DURRËS, 5 gusht 2013 – Rusia është bërë partnere e firmave të huaja vendëse në Shqipëri, teksa drejt portit të Durrësit kanë mbërritur dhe priten të mbërrijnë 3 anije me grurë (mbi 9100 tonë) dhe dy të tjera me qymyr për metalurgjikun “turk” të Elbasanit (rreth 16 mijë tonë).
Më datën 5 gusht 2013 në portin e Durrësit është bregëzuar pas orën 10.10 anijaThunder (flamur i Moldavisë) me 2100 tonë grurë rus rinfuso (i papaketuar) nga deti Azov. Bie në sy se në njoftimet e dhëna për mjetet lundruese në pritje janë dhe dy anije të tjera me grurë rus rinfuso nga zona e detit Azov, të dyja me flamur të RusisëSibirskiy 2132 me 4068 tonë, që parashikohet të mbërrijë më datën 8 gusht dheSormoëskiy 49 me 3 mijë tonë, që parashikohet të mbërrijë më 9 gusht. Shqipëria është një nga importuesit kryesor të grurit nga Rusia, thotë qeveria e Moskës.
Ndërkohë edhe grupi turk Kurum sjell nga deti Azov dy anije me qymyr rus. AnijaShoksha me 4783 tonë është bregëzuar më 5 gusht 2013, ora 10 e 25 minuta në kalatën nr. 11 në terminalin lindor, koncesion i kompanisë gjermane EMS APO , kurse më 6 gusht parashikohet të mbërrijë anija Hidalga (flamur i Italisë) me 11 mijë tonë.
Në port dhe në radë po përpunohen edhe anije të tjera, përveç atyre që priten të vijnë (shih faksimilen e raportit ditor të anijeve të transportit ora 12:55 dhe trafikun ora 14:45).
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





