DURRËS, 25 shtator 2013 – Kroçera “Azamara Quest” me 660 turistë të huaj në bord mbërriti sot, 25 shtator 2013, paradite në portin e Durrësit (shih fotot, mirësjellje e APD-së). Anija gjigante turistike me flamur maltez u ankorua në orën 7.00 në kalatën 5, sipas programimit të Autoritetit Portual Durrës (APD), sha. Shumica e vizitorëve janë anglishtfolës: amerikanë (213 veta), neozelandezë (109 veta), britanikë (90 veta kanadezë (58 veta) dhe australianë (48 veta). Nuk mungojnë edhe turistë nga Norvegjia, Japonia, Kroacia, Danimarka, Brazili, Kili, Argjentina, Venezuela, Suedia, Portugalia, Singapori, Hong Kongu dhe Zvicra. APD-ja njofton se rreth 180 turistë të huaj u nisën menjëherë për vizita të organizuara me autobusë drejt qyteteve të Beratit, Krujës dhe Tiranës, ndërsa një grup me turistë nga Japonia dhe Hong Kongu përzgjodhën një guidë të ndryshme, nëpërmjet një agjencie turistike vendase. Në orën 20.00 do të niset për në Ravena (Itali).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/