Një i ri ka mbetur i plagosur, pasi është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Durrës – Shkozet. Aksidenti është regjistruar mesditën e sotme.

I riu ishte duke lëvizur me një motor tip Scuter, kur është përplasur me një automjet tip BMW.

Siç duket edhe nga pamjet filmike që po transmetojmë, i riu është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani, policia e Durrësit nuk ka zbardhur identitetin e personave të përfshirë në aksident.

Ndërkohë në vendngjarje, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.