Temperaturat e larta të këtij fillim tetori krijojnë kushtet optimale për të bërë plazh, sidomos tani kur dhe fluksi i pushuesve është më i pakët.
Po ndërsa disa pushues kanë zgjedhur të shijojnë banjot e diellit dhe detin në zonën e plazhit, pirgjet me mbeturina urbane në mes të sipërfaqes së rërës dëmtojnë goxha imazhin e kësaj zone turistike.
Video që ka mbërritur pasditen e sotme në redaksinë e “DurrësLajm” nuk ka nevojë për koment.
Të bësh plazh pranë plehrave është pjesë e realitetit të trishtë shqiptar. Madje edhe kur qyteti është i vizituar nga mijëra turistë nga shumë vende të botës.
Në orare të caktuara, kamioni për evadimin e mbetjeve urbane përshkon mes për mes vijën bregdetare të plazhit të madh për të grumbulluar plehrat, në vendet që janë përcaktuar nga Ndërmarrja Komunale. E gjithë kjo ndodh në mes të ditës!!!
A është kjo mënyra e duhur për tërheqjen e tyre, kur pretendojmë që qyteti të mirëpresë jo vetëm turistët ekonomikë, por edhe ata elitarë?





