Nisja zyrtare e stinës së pranverës duket se ka shtyrë autoritetet vendore dhe shoqatat ambientaliste të mbjellin pemë në qytetin e Durrësit.

Në dy postime në Facebook, ministri i Turizmit, Blendi Klosi dhe OSHEE njoftojnë mbjelljen e pishave në plazhin e Karpenit dhe mbikalimin e Plepave, në kuadër të nismës #krijoO2tend

#krijoO2tend në bregdetin e Durrësit, plazhi Karpen! Nxënës dhe të rinj aktivistë të Eco Volis mbjellin pemë për më shumë gjelbërim dhe peisazh turistik më të bukur!

#KrijoO2tend
#mbill5peme 
#cleanandgreen2020 
#smilealbania
,- shkruan ministri Klosi në faqen e tij në Facebook.

“Rreth 15 punonjës të Drejtorisë Rajonale të OSHEE Durrës, së bashku me drejtorin Plator Mehmeti i janë bashkuar nismës së Prefekturës Durrës, #Mbill5pemetetua#KrijoO2tend# Aksioni për mbjelljen e pemëve u krye në zonën e Mbikalimit tek Plepat ku u mbollën rreth 30 pisha”,- njoftohet në Facebook-un e OSHEE-së.