Me iniciativën e një grupi nismëtar, në qytetin e Durrësit u organizua një takim me themeluesit e “Shoqatës Patriotike Çamëria” dega Durrës.
Në fokus të diskutimeve ishte pozicioni i shoqatës dhe vetë çështjes çame në kontekstin e sotëm politik kombëtar e rajonal.
Hapjen e takimit të zhvilluar një ditë më parë (4 mars), e bëri kryetari i shoqatës për degën e Durrësit, Artan Sulejmani; ndërsa takimi u moderua nga Indrit Hamiti, i cili e quajti tryezën “Këshilli i të urtëve” të Çamërisë dhe mendimet e kësaj tryeze “Ndërgjegjja e Komunitetit”.
Gjatë diskutimeve, u angazhuan me shprehjen e opinioneve të tyre edhe Masar Rushiti ish-kryetar i shoqatës, Avdul Sulejmani ish-kryetar i shoqatës, Petrit Sulejmani ish-kryetar i shoqatës, Idriz Balani ish-sekretar i shoqatës, Rustem Jaho, Aqif Dino, Adem Hyseni, Subi Dino, Spartak Shuaipi, Hysni Alushi, Agim Mamo etj.





