Sapo ka dalë nga një mbledhje e shtabit, ministri i bujqësisë Blendi Cuci ka qenë në një lidhje direkte për “Open” nga Durrësi. Blendi Cuci eshte zgjedhur sot koordinator i grupit të menaxhimit të krizës dhe eshte shprehur lidhur me detyren e re dhe diskutimet ne mbledhje.
“Është një mbledhje kordinuese që do e kemi cdo ditë, kam pak orë që kam marrë detyrën. Kemi marrë vendime, filluam prishjen e banesave që janë cilësuar si të pabanueshme, kemi ngritur grupet e inxhinierëve ndërkombëtarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor për të bërë verifikimet dhe krehjen e gjithë banesave. po kështu edhe në bashkinë e Krujës dhe Tiranës. Këto grupe janë të miksuara me inxhinierë ndërkombëtarë, shqiptarë dhe përfaqësues të pushtetit vendor, të cilat janë të specializuar për këto lloj situatash",– tha ministri Çuçi.
Ministri Çuçi duke iu pergjigjur interesimit te qytetareve se cfare do te behet me banesat e deklaruara te pabanueshme, nese ata do te mund te terheqin prej andej orendi apo objekte që i kanë në shtëpi, kreu i shtabit ne Durrës tha se per keto pallate do te operohet me shembjen e tyre dhe nuk do te lejohen qytetaret te marrin dicka sepse rrezikohen jete njerezore.





