DURRËS, 25 nëntor 2014 – Dhuna në familje nuk ka të sosur, kështu, ditën e poarë të javës, të hënën më 24 nëntor 2014, komisariati i policisë së Durrësit, seksioni per hetimin dhe parandalimin e krimeve, ka plotësuar 3 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, njoftoi drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit.
Plotësohen kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes së tre personave, që kanë qenë viktima të dhunës fizike e psikologjike:
për 42 vjeçaren Dritë Çuka banuese në lagjen nr. 18, nga bashkëshorti Paulini, 46 vjeç;
për 43-vjeçaren Bukurije Islamaj, banuese në lagjen nr. 8, nga bashkëshorti, Enveri, 48 vjeç;
për 59-vjeçarin Çlirim Shahini, banues në lagjen nr. 14, nga i biri, Igli, 29 vjeç.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





