Një i ri 31-vjeçar, banues në Maminas është mbytur në një rezervuar në zonën e Rubjekës.
Trupi i tij është gjetur mëngjesin e sotëm nga Polumbarët e Forcave Renea.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.06.2019, në Rubjekë, Shijak, shtetasi A.A.,31 vjeç, banues në Maminas, është mbytur në rezervuar.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme nga Polumbarët e Forcave Renea,u gjet trupi i pajetë, ku gjatë këqyrjes nuk u konstatuan shenja dhune.





