DURRES, 19 qershor 2013 – Një punonjës i portit të ri të peshkimit, është mbytur në det gjatë kohës që po punonte.
Grupi hetimor, i cili ka nisur hetimet, bën me dije se ngjarja ka qenë aksidentale.
Sipas tyre, paraprakisht dyshohet se viktima, i cili ishte i punësuar nga një kompani private, është penguar gjatë kohës që po punonte në një lartësi të konsiderueshme duke rënë në det.
Gjatë rënies në det mendohet se Millan Sinjari rreth 30 vjec, nga Shijaku është përplasur më një gurë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga ana e policisë, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave, ndërsa po merren në pyetje dëshmitarët okularë me qëllim zbardhjen e shkaqeve.
DURRES, 20 qershor 2013 – Në vijim të informacionit paraprak të dhënë nga policia e Durrësit lidhur me mbytjen në det ditën e djeshme të një shtetasi, me kryerjen e veprimeve të para hetimore nga ana e policisë rezultoi se:
Më date 19.06.2013, rreth orës 13.00, në lagjen Nr.1, Porti Detar Durrës, në Kalatën Zero shtetasi Millan Sinjari, 24 vjeç, banues në fshatin Borakaj Shijak, është mbytur aksidentalisht në det në kohën kur ai ka hyrë për t’u larë.
Nga ana e policisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





