DURRËS, 17 qershor 2013 – Një 19-vjeçar ka humbur jetën teksa lahej së bashku me shokët në liqenin e Borizanës Krujënjë.
Ngjarja ka ndodhur në Borizanë të Krujës, ndërsa policia konfirmon se bëhet fjalë për një djalë 19-vjeçar i quajtur Robert Shira.
Zëdhënësia e Policisë së Durrësit Ornela Cako sqaron se salla operative është njoftuar rreth orës 14.15 minuta nga bashkëmoshatarët e 19-vjeçarit, të cilët tregonin se ai kishte hyrë për t’u larë së bashku me një grup shokësh, por nuk ka mundur të dalë prej andej.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet policore, të cilët kanë kërkuar ndihmën e polumbarëve dhe RENEA-s.
Këta të fundit kanë mundur të nxjerrin trupin e pajetë të 19-vjeçarit nga rezervuari vetëm në orën 19:00 minuta.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga ana e policisë, rezulton se shkaku i vdekjes së këtij shtetasi është mbytja në ujë.
/e.a. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





