Mbytet aksidentalisht në det një adoleshent nga Maminasi.
Policia e Durrësit bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 16:45 te Gjiri i Lalzit.
Viktimë ka mbetur shtetasi i mitur I. T. 17 vjeç, banues në Maminas.
Policia thotë se nga këqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune, dhe dyshohet se vdekja e tij ka ardhur në mënyrë aksidentale, pasi mund të ketë hyrë në det për t’u larë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ngjarje aksidentale.





