DURRËS, 17 maj 2014 –  Bëhet e ditur se brenda 10 ditëve, më 2 dhe 12 qershor 2014, prek portin e Durrësit anija turistike Nautica.

Janë dy ture mesdhetare, i pari 12-ditor dhe i dyti 10-ditor, që është dhe sezoni i ulët në çmimet e lundrimeve turistike (3 649 dhe 3 099 dollarë për person), kur kroçiera Nautica do të qëndrojë në Durrës, 10 orë (më 2 qershor) dhe 9 orë (më 12 qershor).

Kroçiera Nautica e klasit R (Regata), e ndërtuar në vitin 2000, me flamur të Ishujve Marshall, është në pronësi dhe operohet nga Oceania Cruises, një kompani me seli në Majemi të Floridës në SHBA.

Oceania Cruiseska tri kroçiera të klasit Regata të ndërtuara nga kantieri francez Chantiers de l'Atlantique në St Nazaire dhe dy të tjera të klasit Oceania,të ndërtuara nga kantieri italian i Triestes Fincantieri – Cantieri Navali Italiani S.p.A.). 

Më 30 nëntor 2008, ndërsa po lundronte në Gjirin e Adenit Nautica u sulmua nga piratë somalezë, por arriti të shpëtonte pa dëmtime udhëtarësh apo ekuipazhi.

Tonazhi: 30 277; gjatësia: 181 m; gjerësia: 25,46 m; shpejtësia: 18 nyja (33.34 km/orë); kapaciteti: 684-824 udhëtarë; ekuipazhi: 386

Ja itineraret

TUR 12-DITOR / 26 MAJ-6 QERSHOR, MARSEJË-VENECIA / 3 649 DOLLARË PËR PERSON

26 maj (Marsejë, nisja ora 18:00), 27 maj (Saint-Tropez, 8:00-21:00), 28 maj (Livorno, 8:00-20:00 ), 29 maj (Romë / Civitavecchia, 8:00-20:00), 30 maj (Sorrento, 9:00-18:00), 31 maj (Taormina, 8:00-16:00), 1 qershor (Korfuz, 10:00-18:00), 2 qershor (Durrës, 8:00-18:00), 3 qershor (Kotor, 8:00-23:00), 4 qershor (Dubrovnik, 8:00-16:00 ), 5 qershor 05 (Koper, 12:00-23:00), 6 qershor (Venecia, 08:00), 7 qershor (Venecia).

TUR 10-DITOR/ 7 QERSHOR, VENECIA-ÇIVITAVEKIA (ROMË) / 3 099 DOLLARË PËR PERSON

7 qershor (Venecie), 8 qershor (Venecie, nisja ora 20:00), 9 qershor (Koper, 09:00 – 17:00), 10 qershor (Split, 09:00 – 18:00), 11 qershor (Kotor, 08:00 – 18:00), 12 qershor (Durrës, 08:00 – 17:00), 13 qershor (Korfuz, 08:00 – 17:00), 14 qershor (Taormina, 09:00 – 18:00), 15 qershor (Sorrento, 07:00 – 14:00), 16 qershor (Livorno, 08:00 – 20:00), 17 qershor (Romë/Civitavecchia, 06:00).

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/