Galeria e Arte Pamore “Nikolet Vasia” në Durrës do të çelë më 30 janar, në orën 18:00, ekspozitën fotografike “Images from Asia”, të fotografit italian Massimo Saretta.

Ekspozita sjell para publikut një cikël imazhesh mbresëlënëse nga kontinenti aziatik, duke reflektuar kultura, identitete dhe momente të jetës së përditshme.

Kurator i ekspozitës është Ph.D. Oltsen Gripshi, ndërsa shënimet kritike janë realizuar nga Prof. Gastone Scarabello.

“Images from Asia” do të qëndrojë e hapur për publikun nga 30 janari deri më 26 shkurt 2026.