Ulet numri i të infektuarve të rinj në Durrës, por edhe numri i personave aktivë me Covid-19 në nivel qarku.
Krahasuar me një ditë më parë, kur në Durrës u regjistruan 9 të infektuar, në buletinin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë u raportuan vetëm 4 raste të reja. Fatmirësisht nga qarku i Durrësit nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke mbetur shifra në total në 40 fatalitete.
Ndërkohë fakt pozitiv është që krahasuar me një ditë më parë është ulur numri i personave që rezultojnë pozitivë në rang qarku.
Ditën e hënë, ministria raportoi për 530 persona pozitivë me Covid-19, shifra më e lartë e arritur deri më tani, ndërsa sot numri ishte 513 persona, pra 17 më pak.





