Duhet të menaxhonte aktivitetin e bar-llotos ku punonte dhe të garantonte mbarëvajtjen e punës, por i vodhi lekët pronarit të lokalit.

Policia e Durrësit po punon për kapjen e një 26-vjeçar, menaxher lokali, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhje”.

Njoftimi i policisë

Më datë 26.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit I.D, vjeç 26, banues në Durrës pasi dyshohet se  në lagjen nr. 17/1, duke qenë menaxher në lokalin “Bar lloto”, të shtetasit P.K vjeç 40, banues në Durrës, ka vjedhur nje shume lekesh. Neni 134 i Kodit Penal