Një makinë tip “Benz” ka marrë flakë teksa ishte në ecje. Ngjarja ka ndodhur në Sukth të Durrësit të hënën më 26 shkurt.

Policia bën me dije se në ecje ka marrë flakë dhe është djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit P.H., 69 vjeç, banues në fshatin Hamallaj.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se zjarri në makinë ka rënë si pasojë e një defekti.

Fatmirësisht drejtuesi ka arritur të dalë në kohë nga makina dhe të mos pësojë lëndime.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.