Një kabllo elektrik në një banesë të pabanuar ka marrë flakë mëngjesin e sotëm në lagjen nr.13 në Durrës.
Burimet zyrtare konfirmojnë se për pasojë është djegur në këmbë një 43-vjeçar.
“Më datë 01.07.2021, rreth orës 04:25, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, në një banesë të pabanuar, ka marrë flakë një kabllo elektrike dhe si pasojë është djegur në këmbë shtetasi H. D., 43 vjeç, i cili pas ndihmës mjekësore ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.





