Një “A Class” me targë AA 241 MI ka marrë flakë në lëvizje e sipër në lagjen nr.4 të Durrësit.
Policia e qytetit bregdetar konfirmon se nuk kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme.
Burime zyrtare bëjnë të ditur për “DurrësLajm” se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik.
Shoferi ka mundur të dalë në kohë dhe deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.





