Një sipërfaqe me barishte ka marrë flakë paraditen e sotme në rrugën paralel me portin e Durrësit.

Siç duket dhe në foton e sjellë në redaksinë e “DurrësLajm“, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit të cilët bënë të mundur fikjen e flakëve. Deri tani nuk dihet shkaqet e zjarrit.

Qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm në këtë periudhë të nxehtë të verës, pasi dhe një cigare e hedhur në vendet ku ka bimësi mund të bëhet shkak për rënien e zjarrit.