Tre persona të paidentifikuar kanë marrë forcërisht në mjetin e tyre 48-vjeçarin.

U arrestua më 27 maj 2013 por u shpall nga gjykata e Durrësit i pafajshëm si bashkëpunëtor i dyshuar në vjedhjen e automjetit, nga i cili u ekzekutua mbrëmjen e 25 shkurtit 2013 komisar Dritan Lamaj

 DURRËS, 9 janar 2015 –  Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut Durrës-Krujë njofton se në orët e vona të së dielës, më 8 shkurt 2015, tre persona të paidentifikuar kanë marrë forcërisht në mjetin e tyre 48-vjeçarin Enver Stafuka, person me precedentë të mëparshëm penalë, banues në fshatin Larushk të bashkisë së Fushë-Krujës. Policia e Durrësit ka nisur veprimet e para hetimore si dhe ka referuar materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë.

Sfond

Enver Stafuka është dënuar 4 herë për vepra të ndryshme penale, por ai është arrestuar mbrëmjen e 27 majit 2013 në qytetin e Fushë-Krujës si bashkëpunëtor i dyshuar në vjedhjen e automjetit, nga i cili u ekzekutua mbrëmjen e 25 shkurtit 2013 komisar Dritan Lamaj. Por, më 13 nëntor të vitit 2013, togat e zeza të qytetit bregdetar e kanë liruar si të pafajshëm për këtë ngjarje.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/