Durrës, 5 prill 2014 – Një 60 vjeçar nga Durrësi ka marrë në telefonin e tij celular disa mesazhe kërcënuese nga një numër i panjohur. I frikësuar për jetën e tij, shtetasi A.K. i është drejtuar komisariatit të policisë së Durrësit për të bërë denoncimin përkatës. Në shpjegimet që ka dhënë para hetuesve, 60 vjeçari ka pranuar se nuk e njeh personin që zotëron numrin e telefonit nga i erdhën sms-të kërcënuese si dhe ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë, kështu që nuk di të thotë se kush mund të jetë autori i këtyre kanosjeve.

Pas marrjes së denoncimit të 60 vjeçarit, policia po punon për të zbardhur identitetin e personit që ka dërguar mesazhet kërcënuese.  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/