Një “Meshë Sociale”, me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, e konceptuar si një hapësirë e ligjërimit moral publik u mbajt sot në ambientet e QKF Durrës.
Universiteti “Aleksandër Moisiu” organizoi një aktivitet të veçantë me karakter social dhe akademik, i cili kishte për qëllim që përmes materialeve letrare dhe jo vetëm, të sensibilizonte shoqërinë për rolin e gruas, duke theksuar rëndësinë e saj të pazëvendësueshme në familje, shoqëri dhe në çdo hapësirë të jetës publike.
Aktiviteti u realizua me pjesëmarrjen e gjimnazistëve nga Durrësi, Kruja, Fushë-Kruja dhe Kavaja, studenteve të universitetit, si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, duke krijuar një hapësirë ndërbrezore reflektimi dhe angazhimi.
Ky aktivitet shërbeu edhe si një moment reflektimi dhe angazhimi publik në nder të gruas dhe rolit të saj të jashtëzakonshëm në shoqëri.
M.B.





