DURRES – Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta zhvilloi një takim pasditen e sotme me anëtaret e forumit të gruas së partisë së tij. Në fjalën e tij të mbajtur gjatë këtij takimi Meta vlerësoi kontributin e dhënë nga LGI për emacipimin e politikës shqiptare si dhe forcimin e rolit të gruas në të gjithë sferat e jetës.
Duke qenë se zgjedhjet e 23 qershorit po afrojnë Meta i bëri thirrje të gjitha grave dhe vajzave të forumit të gruas së LSI-së në Durrës që të angazhohen maksimalisht për të shtuar rradhët e partisë me anëtarësime të reja. Vetë kreu i LSI-së shpërndau gjatë takimit rreth 100 tesera partie për anëtaret e reja të LGI-së në Durrës.
Nga Durrësi Meta nuk harroi të përsërisë edhe njëherë apelin e tij drejtuar politikës shqiptare për të votuar 3 ligjet që po mbajnë peng dhënien e statusit kandidat për vendin tonë.