DURRËS, 22 nëntor 2014 –  Durrësi dhe Milanoja mblodhën 300 gra dhe vajza që merren me parukeri, por edhe të famshmen e “Big Brother Albania” Arbana Osmani..

“Müster & Dikson” Milano, së bashku me shtëpinë e parukierit “Amiss Fantasy” Durrës, organizuan seminarin: “Tendencat në prerje, stilim e ngjyrim”. Veprimtaria në “Blue-Star” u prezantua nga lideri i akademisë “Sosia” në Romë e Milano, Alessandro Botti. U zhvilluan mësime praktike mbi disa mënyra të reja të trendit, ku si modele ishin disa miss-e të qyteteve të ndryshme të vendit. Në seminar morën pjesë 300 gra e vajza specialiste nga të gjitha qytete e Shqipërisë, si dhe nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi. Ishte e pranishme dhe show-girl Arbana Osmani.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/