“Shqipëria është vendi i cudirave të mëdha. Këtu të rinjtë janë të papaunë pas përfundimit të universiteti. Pjesa më e madhe kanë përfunduar një shkollë të lartë, por njerëzit e punës vijnë nga Italia dhe Kosova. Si kamarierët, edhe kuzhinierët profesionistë në bare dhe restorante mungojnë. Këtu minatorët punojnë në kushte skllavërie, ndërsa 700 naftëtarët e Ballshit kanë rreth një vit që nuk paguhen, ndërkone qe pronarët janë në burg. 70 perqind e mjeteve bujqësore janë tërësisht të palicensura, duke e bërë bujëqësinë treg edhe më shumë informal se ç'është, ndërsa punonjës krahu e jo vetëm, përveç të huajve, vijnë edhe kosovarët, që nuk rezultojnë askund të regjistruar si të punësuar. Investitorët shqiptarë po i marrin nga Italia fqinjë punonjësit e kualifikuar, sepse kamarierët e kuzhinierët shqiptarë janë të pakualifikuar.” Këtë deklartë bëri ministri i mireqenies sociale dhe rinise Blendi Klosi, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës. “Në Zyrat e Punës, në të gjithë vendin, janë qindra e mijëra vende pune të lira, por nuk ka fuqi punëtore të kualifikuar. Kamrierët dhe kuzhinierët po vijnë nga Italia të punojnë në Shqipëri, sepse nuk ka krahë pune të kualifikuar, në Zyrat e Punës janë me qindra e mijëra vende të lira pune, por të papunët nuk i plotësojnë kushtet për t'u punësuar,” – tha ministri Klosi.

Këto çështje janë diskutuar në mbledhjen e Këshillit Komëbëtar të Punës, që u mbajt në Durrës, në një prej bizneseve të mëdha të sektorit të ndërtimit, me pjesemarrje të ministrit Klosi, te drejtorit të Inspektoriatit Shteteror të Punës, dhe perfaqësuesve të biznesit, të sindikatave dhe aktorë të tjerë.

Ministri Klosi deklaroi se “ata që nuk pranojnë të shkojnë në shkolla e kurse profesionale, e nuk pranojnë të jenë pjesë e kontributit, do të përjashtohen nga ndihma ekonomike.” “Shteti nuk mund te trajtojë ne menyrë të papërgjegjshme paratë e tij, duke paguar asistencë e ndihme ekonomike, – tha ministri Klosi. – Duhet ndryshuar strategjia në Zyrat e Punes për trajtimin e punësimit. Zyrat e Punës duhet të jenë aktive në trajtimin e cdo rasti për punësimin. Kishim 400 mije të punësuar në 2014 e numri arriti në 600 mijë në vitin 2015.”

Dritan Ylli, kreu i Inspektoriatit Shteteror të Punës, u kërkoi të gjithë atyre që punësohen në të zezë të denoncojnë fenomenin. “U them punonjësvve të mos pranojnë të punësohen në të zezë pa iu paguar sigurimet shoqërore. Nuk duhet të pranojnë të punësohen në kushte skllavëruese. Kemi zbuluar 10 200 punonjës në te zezë dhe 2 300 subjekte informale në vitin 2015. Sot ka ndryshuar realiteti, por kemi siguri që në kompanitë e konsoliduara ky fenomen ka marrë fund. Lufta ndaj informalitetit është primare.”

Luan Bregasi, presidenti i Biznes Albania, deklaropi se nuk ka më punonjës të pasiguruar. “Janë 120 000 të rinj të punësuar si rezultat i aksionit të vitit 2015. Nuk ka më punëtorë të paregjistruar në kompani. Ka ndërgjegjësim nga biznesi dhe punëmarrësit në këtë drejtim, dhe kjo është për tu vlerësuar,” – tha Bregasi.

Përfaqësuesit e sindikatave kërkuan më shumë vëmendje nga shteti ndaj punonjësve. Ata kërkuan kontroll nga Inspektoriati Shtetëror i Punës në kompanitë publike. “Çfarë po ndodh me ARMO? 700 punonjës janë në rrugë, pa paga e pa të ardhura, ndërsa pronarët janë arrestuar. Në emër të këtyre punëtorëve kërkoj cfarë po bëhet,” – deklaroi kryesindikalisti.

Ministri Klosi për këtë cështje tha se është një grup pune i ngritur nga zëvendëskryeministri dhe po punohet për t’i dhënë zgjidhje cështjes.