Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme me mjete të komunikimit elektronik ku janë miratuar dy vendime të rëndësishme, njëri prej të cilëve ishte miratimi i listës së personave që pas shqyrtimit të ankimimeve janë kualifikuar për të përfituar grantin për rikonstruksion.
Nga lista e personave qe nuk u kualifikuan herën e pare, pas ankimimeve te bera kane perfituar 1192 persona, qe ju shtohen listes me 6257 persona qe u miratua ne date 25 qershor. Nga e hena e kesaj jave, prane njesive administrative te Durresit kane nisur te lidhen kontratat e para mes qytetareve perfitues te grantit dhe bashkise Durres. Njekohesisht ne mbledhjen e KB-se u miratua edhe lista me 7 pallate 5-kateshe ne njesine nr.4 dhe nr.5, per te cilat Instituti i Ndertimit ka vendosur te shemben.
Ja vendimet e miratuara në mbledhje dhe lista me 1192 emrat e qytetareve qe perfitojne grantin:
1. Miratimi i dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së dytë të subjekteve përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e shtëpive individuale ose të banesave në ndërtesa (pallate), të cilat janë klasifikuar si objekte të pabanueshme ose të dëmtuara rëndë apo të dëmtuara lehtë dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punim rikonstruksioni ose riparime, si pasojë e dëmtimeve nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019
2. Vijimi i proçedurave të prishjes së detyruar të 7 pallateve të ndodhura në njësitë administrative nr.4 dhe nr.5, Durrës, të gjitha pronë private, në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga Instituti i Ndërtimit, Tiranë.





