DURRËS, 31 korrik 2014 – Një vajzë nga Gjakova dhe një djalë nga Shijaku janë kurorëzuar mbrëmjen e 30 korrikut 2014 me titujt “Miss dhe Mister Turizmi 2014”, kështu ka vendosur juria e drejtuar nga durrsakja bukuroshe, një nga VIP e ekranit të vogël shqiptar Florianë Garo.
Në mjediset e kompleksit turistik “Tropikal” u zhvillua një spektakël interesant, për të nëntin vit, plot surpriza, të ftuar special, veshje tradicionale e të stilizuara, por mbi të gjitha, vajzat e djemtë më të bukur të këtij sezoni turistik.
Konkurruan 32 vajza dhe djem, të ardhur nga Durrësi, Tirana, Kavaja, Lushnja, Kruja, Gramshi, Tropoja, Kosova etj, që u drejtua nga Xheni Konduri, me koreografi të Arjan Plakut.
Në fund juria e drejtuar nga Florianë Garo, shpalli me titullin “Miss Turizmi 2014” Artneshë Krasniqin, nga Kosova, kurse “Mister Turizmi 2014” doli Serxho Gjyli nga Shijaku.
Juria shpalli edhe disa fitues në fusha të tjera.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





