Sot 75 infermierë e mjekë të qëndrave shëndetësore të Durrësit kanë dhuruar gjak për talasemikët. Dhurimi i gjakut është bërë në hollin e pallatit të kulturës “Aleksandër Moisiu”, i cili më shumë se një godinë për aktivitet kulturor u kthye në një spital të improvizuar.

Shtretërit u vendosën në holl dhe për pesë orë punonjës të qëndrave shëndetësore të organizuar nga Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor kanë dhuruar gjak për nevojat e talasemikëve.

Natasha Paço, drejtoreshë e ISHKSH-së në Durrës dha mesazhin se çdo çift para se të nisë konceptimin e fëmijëve duhet të bëjnë analizën nëse janë bartës ose jo të genit të talasemisë, për të shmangur lindjen e fëmijëve me këtë sëmundje.

Ndjekim materialin: