Policia e Durrësit ka arrestuar shoferin që shkaktoi aksidentin masiv në rrugën “Vëllazërimi” në Durrës.
Në njoftimin për shtyp, policia bën të ditur se në gjendje të dehur, shtetasi E.K. ka kundërshtuar edhe efektivët gjatë shoqërimit.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përplasur 4 automjete të parkuara. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë”,– njofton policia.





