Orkestra e harqeve “Aleksandër Moisiu” rikthehet sërish në skenën e teatrit me një koncert me muzikë klasike, ditën e nesërme (e premte).
Dirigjenti Petrika Afezolli dhe solisti Elvis Vallasi do të sjellin për adhuruesit e muzikës klasike pjesë nga kompozitorë të njohur të huaj dhe shqiptarë si 𝑀.𝐵𝑒𝑛𝑒𝑑𝑒𝑡𝑡𝑖, 𝐺.𝑅𝑜𝑠𝑠𝑖𝑛𝑖, 𝐴.𝑃𝑎𝑝𝑎𝑟𝑖𝑠𝑡𝑜 & 𝐴.𝐺𝑙𝑎𝑧𝑢𝑛𝑜𝑣.
Për të gjithë të interesuarit, koncerti nis në orën 19.00, ndërsa hyrja është e lirë.
Ky koncert është eventi i parë kulturor në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” për muajin qershor.