DURRËS, 13 prill 2013- Moti i kthjellët dhe deti i qetë do të karakterizojnë sot situatën meteorologjike ne rajonin detar të Durrësit, bënë të ditur për burime zyrtare nga kapiteneria e portit, sipas të cilave edhe kushtet detare do të jenë shumë të mira. 

Dy tragetet me udhëtarë dhe automjete që lundruan natën e kaluar nga Bari (Itali) drejt qytetit bregdetar janë ankoruar në kalatat portuale.

Ndërkaq kushtet detare janë të mira dhe deti ka forcë 2 brenda gjirit të Durrësit. 

Era sot do të vijojë me drejtim kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale 11 km në orë gjatë orëve të mesditës.

Temperaturat e ajrit do të variojnë sot nga 8 deri në 20 gradë Celcius, duke ruajtur të njëjtat vlera me ditën e premte, vijuan burimet. 

Në kalatat e portit detar vazhdon normalisht përpunimi i anijeve tregtare me mallra dhe kontejnerë, ndërsa një grup motopeshkatoresh të sektorit të Durrësit janë nisur në gjueti në zonën nga grykëderdhja e Bunës në veri deri në Seman, u shprehën burimet e kapitenerisë.