DURRËS, 7 nëntor 2014–  Portali meteorologjik  wunderground.com, në një parashikim moti për qytetin e Durrësit (shih faksimilen e grafikës) thotë se të premten, më 7 nëntor 2014, deri në orën 24:00 do të jetë mot me vranësira dhe mund të bien rreth 7 mm shi, temperaturat minimale-maksimale do të jenë në kufijtë 13-22 gradë celsius.

Të premten, 8 nëntor 2014 do të ketë vranësira të lehtë dhe mundësi reshjesh deri në 2 mm për 24 orë; temperaturat minimale-maksimale parashikohen në kufijtë 12-21 gradë celsius.

Të dielën, 9 nëntor 2014, dhe të hënën, 10 nëntor 2014, do të ketë mot të kthjelltë; me skaje temperaturash përkatësisht 12-19 gradë celsius dhe 12-21 gradë celsius.

Më 11 dhe 12 nëntor 2014 mund të fillojnë vranësira të lehta, kurse në datat 13-16 nëntor 2014 do të ketë vranësira dhe reshje të lehta nga 15 deri 7 mm.

/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/