DURRES, 02 prill 2013 – Moti i keq që ka përfshirë qytetin e Durrësit prej disa orësh, i shoqëruar me erë dhe shi, ka shkaktuar probleme në portin me të madh të vendit.

Mesditën e ditës së sotme puna është ndërprerë përkohësisht në disa sektorë. 

Kapiteneria njofton se aktualisht është pezulluar lundrimi  i anijeve të tonazhit të ulët si dhe flota e peshkimit, deri në një urdhër të dytë.

Përveç kësaj, shiu ka krijuar probleme të mëdha dhe në sektorin e ngarkim-shkarkimit, ku anijet kanë mbyllur hambarët përkohësisht deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

Në det, forca e dallgëve shkon deri në katër ballë, ndërsa shpejtësia e erës në 15 metër në sekondë. 

Të vetmet që nuk kanë pasur probleme kanë qenë tragetet, dhe anijet e mëdha tregtare, të cilët janë ankoruar në kohë, ndërsa pritet që të mos ketë vonesa në nisjen e tyre.

/e.a. Agjencia Lajmeve "Dyrrah"/