DURRES, 19 mars 2013– Dy tragetet e linjave Durrës-Bari nuk janë nisur ende nga portet përkatëse, ndërkohë që nuk ka një informacion të saktë për situatën e detit dhe për orën e saktë se kur ato do të mund të nisen.
Vonesa e tyre i ka kaluar 8 orët dhe nga Kapiteneria thuhet se ato do të nisen sapo të kenë një informacion për situatën në det.
Deti i trazuar ka penguar gjithashtu lundrimin e anijeve të tonazhit të lartë, të cilët qëndrojnë të akostuara në radë.
Probleme ka dhe sektori i peshkimit i cili nuk është lejuar të dalë në det të hapur deri në një urdhër të dytë nga kapiteneria.
Stuhia detare dhe era e fortë me drejtim nga juglindja arrin deri në 8 ballë.





