Durrës, 2 Tetor 2014 – Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e plazhit në Durrës, ku për pasojë janë plagosur dy persona.
Bëhet e ditur se këta persona udhëtonin me motor, i cili u përplas nga një automjet.
Mësohet se të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të qytetit bregdetar të Durrësit, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nuk dihet endee identiteti i të plagosurve.





