Muzeu Arkeologjik në Durrës do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit me fondet e programit EU4Culture, të financuar nga Bashkimi Evropian.

UNOPS, i cli zbaton projektin e restaurimit, ka ftuar të gjitha kompanitë e interesuara që të prezantojnë propozimet e tyre deri më datë 23 maj.

Ndërkohë nesër (e martë), ora 12.00, do të kryhet një inspektim në Muzeun Arkeologjik, në mënyrë që kompanitë e interesuara të njihen më nga afër me të gjitha ndërhyrjet e nevojshme që do të kërkojë restaurimi i godinës, që pësoi dëme nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Në përfundim të restaurimit të këtij muzeu, që çdo vit vizitohet nga mijëra turistë të huaj, synohet shtimi i numrit të vizitorëve vendas dhe ndërkombëtarë.

“Gjë që do të ndihmojë në përmirësimin e jetesës së komuniteteve lokale”,– shkruan EU4Culture në postimin në rrjete sociale, ku jep edhe detaje më të hollësishme mbi këtë projekt.